Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë nesër Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.
Sipas njoftimit, Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.
Rutte të angazhohet gjithashtu me studentët në Universitetin e Sarajevës.
“Në orën 13:00. Deklarata të përbashkëta për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me përfaqësuesit e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Në orën 14:45, fjala e ndjekur nga shkëmbimi i mendimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me studentë në Universitetin e Sarajevës. Deklaratat e përbashkëta për shtyp dhe angazhimi në Universitetin e Sarajevës do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e NATO-s. Deklarata e përbashkët për shtyp do të jetë gjithashtu e disponueshme në EBU News Exchange”, thuhet në njoftim.