Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropë

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët ukrainas nga njësia për operacione speciale e njohur si SOF kanë pastruar trupat ruse nga një ndërtesë industriale, dhe kanë kapur nëntë ushtarë rusë në frontin e Pokrovsk.

Operatorët e dronëve u ofruan trupave ruse një shans për të shpëtuar jetën e tyre.

Përmes një altoparlanti të montuar në fluturaken pa pilot, luftëtarët e SOF-it u kërkuan rusëve të dorëzoheshin.

Pasi ata refuzuan, një grup nga SOF-i u infiltrua pas linjave ruse, mbushi ndërtesën industriale me eksploziv dhe e shpërtheu atë.

“Një shpërthim i fuqishëm e bindi armikun se duhet të kishin pranuar menjëherë ofertën e forcave speciale. Trupat ruse filluan të tundnin një leckë të bardhë nga dritarja e ndërtesës së dëmtuar, duke sinjalizuar qëllimin e tyre për t’u dorëzuar”, thuhet në kumtesën e ukrainasve.

Menjëherë pas kësaj, dy grupe prej katër dhe pesë ushtarësh rusë u zhvendosën drejt pozicioneve të Ukrainës. Disa prej tyre u plagosën. Forcat speciale ukrainase dhanë ndihmën e parë për trupat ruse dhe filluan evakuimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat