Tusk kritikon opozitën për mbështetjen e 'sulmit' verbal të Musk ndaj ministrit të Jashtëm

Evropë

Tusk kritikon opozitën për mbështetjen e 'sulmit' verbal të Musk ndaj ministrit të Jashtëm

Më: 10 mars 2025 Në ora: 18:24
Donald Tusk

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, qortoi të hënën politikanët polakë të opozitës për mbështetjen e sulmeve verbale të bëra nga politikanët amerikanë ndaj ministrit të Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski gjatë fundjavës.

Grindja mes zyrtarëve amerikanë dhe polakë filloi me postimin X të miliarderit amerikan, Elon Musk të dielën, raporton AA.

Kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) dhe pronar i SpaceX, i cili ofron internet nëpërmjet satelitëve Starlink, Musk tha: "Sistemi im Starlink është shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase. Nëse e fikim, i gjithë fronti i Ukrainës në luftën e vazhdueshme Moskë-Kiev) do të shembet."

Sikorski u përgjigj: "Starlink për Ukrainën financohet nga Ministria Polake e Çështjeve Dixhitale me një kosto prej rreth 50 milionë dollarë në vit. Duke lënë mënjanë etikën e kërcënimit të viktimës së agresionit, nëse SpaceX rezulton të jetë një furnizues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë furnizues të tjerë."

Politikanët nga partia opozitare dolën duke mbështetur administratën amerikane, pasi Musk i tha Sikorskit në X: "Hesht, burrë i vogël. Ti paguan një pjesë të vogël të kostove. Dhe nuk ka asnjë zëvendësim për Starlink."

Ligjvënësi Michal Wojcik bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë polake, ndërsa Pawel Jablonski deklaroi se "për të mirën e diplomacisë polake, dikush duhet të heqë Twitter-in e Sikorskit".

Anëtari i Parlamentit Evropian, Arkadiusz Mularczyk shkroi në X: "Ne kërkojmë falje për Sikorski".

Tusk më pas tha në X: "Duke sulmuar Sikorskin, i cili me qetësi u shpjegon politikanëve nga një vend tjetër për interesin kombëtar polak, (opozita) PiS (partia Ligj dhe Drejtësi) po humbet mbetjet e fundit të dinjitetit të saj kombëtar. Falimenton politikë dhe moral."

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një postim X, akuzoi Sikorskin se "i sajon gjërat" dhe tha: "Askush nuk e kërcënoi se do t'i shkëput Ukrainën nga Starlink. Dhe thuaj faleminderit, pa Starlink, Ukraina do ta kishte humbur këtë luftë shumë kohë më parë, dhe rusët tani do të ishin në kufirin me Poloninë".

Kohët e fundit, bisedimet midis Eutelsat, një nga operatorët satelitorë më të mëdhenj të Evropës -- dhe BE thuhet se janë intensifikuar dhe operatori satelitor mund të zëvendësojë përfundimisht rrjetin e terminaleve të komunikimit amerikan në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat