Raportohet se djali i Trumpit ka mbërritur në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Evropë

Raportohet se djali i Trumpit ka mbërritur në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:50
Trump Junior

Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Ky medium raporton po ashtu se ai pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Trump Junior (Trumpi i ri), njihet si një biznesmen.

Ai është edhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump.

47-vjeçari në kryeqendren e Serbisë kishte qenë edhe vitin e kaluar.

Ai ishte takuar me disa biznesmenë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat