Greqi, punonjësit e mediave nisin grevën

Evropë

Greqi, punonjësit e mediave nisin grevën

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Me thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias në Greqi (ESHEA) të gjithë punonjësit e mediave shkuan në një grevë 24-orëshe.

Në kuadër të grevës ku punonjësit kërkojnë rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike, është ndërprerë publikimi i lajmeve në vend për 1 ditë.

Buletinet e lajmeve në radio dhe televizione u anuluan, ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve.

Për shkak të grevës nesër në vend nuk do të dalin gazetat. Greva filloi në orën 05.00 me kohën lokale, ndërsa do të përfundojë nesër në orën 05:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat