​Radev: Koordinimi i grupit multinacional të betejës në Novo Selo vazhdon të përmirësohet

Evropë

​Radev: Koordinimi i grupit multinacional të betejës në Novo Selo vazhdon të përmirësohet

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:36
Radev

Grupi multinacional i betejës në zonën e stërvitjes të Novo Selo është funksional për më shumë se dy vjet dhe çdo vizitë tregon koordinim gjithnjë e më të mirë dhe bashkëpunim të shkëlqyer, tha presidenti i Bullgarisw, Rumen Radev të martën gjatë vizitës së tij në zonën e stërvitjes të Novo Selo.

Radev ishte i shoqëruar nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në ditën e dytë të vizitës së Milatoviq në Bullgari më 10-11 mars, raporton BTA.

Radev dhe Milatoviq vizituan fushën dhe u takuan me kontingjentet bullgare dhe malazeze.

Radev tha se të gjitha shtetet që dërgojnë kontingjente këtu po punojnë në koordinim të jashtëzakonshëm, të bashkuar nga detyra të përbashkëta dhe një qëllim i përbashkët: arritja e një niveli më të lartë stërvitjeje dhe ndërveprimi.

Radev gjithashtu theksoi se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me kontingjentin bullgar dhe ushtarët bullgarë, të cilët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në organizimin e përgjithshëm të kësaj stërvitjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat