Papa: Me pak përmirësime sa i përket shëndetit të tij

Evropë

Papa: Me pak përmirësime sa i përket shëndetit të tij

Më: 13 mars 2025 Në ora: 11:23
Papa Françesku

Papa Françesku nga Vatikani, që nga 14 shkurti është i shtrirë në Poliklinikën Gemelli në Romë.

Vatican News ka raportuar se nata ka kaluar e qetë, sa i përket gjendjes shëndetësore të tij.

Sipas raportit mjekësor të lëshuar mbrëmje në ditën e mërkurë, thuhet se “gjendja klinike e Atit të Shenjtë, në përgjithësi, mbetet e pandryshuar”.

Një rreze X e gjoksit e marrë të martën konfirmoi përmirësimet e vërejtura në ditët e mëparshme.

Derisa, i Ati i Shenjtë vazhdon me terapinë me oksigjen me fluks të lartë gjatë ditës dhe ventilim mekanik joinvaziv gjatë pushimit të natës.

Në të njëjtën deklaratë thuhet se mëngjesin e së mërkurës, “pas ushtrimeve shpirtërore që ndoqi me videolink live nga salla Pali VI, mori Eukaristinë, iu përkushtua lutjes dhe fizioterapisë motorike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat