Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian

Evropë

Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Prokurorët belgë njoftuan se disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje lidhur me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian.

Arrestimet janë pjesë e një hetimi të gjerë që synon zbardhjen e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të BE-së.

Sipas prokurorëve, Policia Federale ka realizuar 21 kontrolle në rajonin e Brukselit, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali, për të siguruar prova të nevojshme. Ndërkohë, nuk janë zbuluar emrat dhe funksionet e personave të përfshirë, dhe prokurorët nuk ishin të disponueshëm për komentet e mëtejshme mbi rastin.

Hetimi ka nxjerrë në pah akuzat për korrupsion, falsifikim dhe përdorimin e dokumenteve false, të cilat besohet se kanë ndodhur në mënyrë të vazhdueshme dhe “shumë diskrete” që nga viti 2021. Sipas prokurorëve, këto aktivitete janë zhvilluar nën maskën e lobimit komercial dhe kanë marrë forma të ndryshme, si shpërblimi për marrjen e posteve politike dhe dhuratat e tepërta, përfshirë ushqimin, shpenzimet e udhëtimit, si dhe ftesa të rregullta për ndeshje futbolli, raporton Reuters.

Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar një sërë dokumentesh dhe objekteve që mund të ofrojnë prova për pastrim parash, duke theksuar përpjekjet për të zbuluar dhe ndaluar aktivitetet e paligjshme në këtë nivel të lartë politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat