Për një muaj, Republika çeke do të dërgojë 150 trupa në Bosnjë

Evropë

Për një muaj, Republika çeke do të dërgojë 150 trupa në Bosnjë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:43
Dodik

Si përgjigje ndaj tensionit në rritje, Republika çeke do të dërgojë 150 trupa në Bosnjë Hercegovinë.

Kështu ka njoftuar transmetuesi publik Radio Pragë.

Brenda kësaj jave, në Bosnjë do të vendosen trupat që është planifikuar të qëndrojnë atje për një muaj.

Ata do t’u bashkohen trupave italiane dhe rumune, që po ashtu pritet të mbërrijnë këtë javë për të përforcuar EUFOR-in, që mbikëqyr respektimin e marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.

Prokurorë e shtetit urdhëruan ndalimin e Dodik për “kërcënim të rendit kushtetues”, kurse urdhër arreste u lëshuan edhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Viskovic dhe Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandic.

Ndërkaq, një urdhër-arrest i tillë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili bisedoi me homologun e tij rus Vladimir Putin javën e kaluar u konsiderua destabilizim i rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat