Papa lë spitalin sot/ Ati i Shenjtë, në gjendje të mirë pas pesë javësh kurim

Evropë

Papa lë spitalin sot/ Ati i Shenjtë, në gjendje të mirë pas pesë javësh kurim

Më: 23 mars 2025 Në ora: 08:19
Papa Françesku

Papa Francesku do të dale nga spitali Gemeli (xhemeli) i Romës të dielën.

Pas 5 javësh i shtruar Spital gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin.

Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia e dyfishtë që ka prekur dy mushkëritë e tij ndërsa situata e tij shëndetësore ka qenë kritike here pas here përgjatë këtyre 5 javëve.

Papa Francesku është përballur me kriza të vazhdueshme në frymëmarrje që kanë kërkuar vendosjen e sasive shtesë të oksigjenit si dhe me një insuficencë të veshkave të tij.

Që prej 14 shkurtit kur u shtrua në Spital, Ati i Shenjtë është parë vetëm një here në një foto të publikuar nga Vatikani javën e shkuar.

Më herët Vatikiani kishte thënë se Ati i Shenjtë do të bënte një paraqitje të dielën nga dritarja e Spitalit të tij për të përshëndetur besimtarët, por pasditen e kësaj të shtune mjekët konfirmuan se Papa Francesku do të lërë spitalin.

Përmirësimi I gjendjes Shëndetësore të Papa Franceskut sipas mjekëve ka ardhur pasi ai ka treguar përgjatë ditëve të fundit se nuk ka pasur më nevojë për sasi të larta të oksigjeni shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat