​Vdekja e Emilit të vogël në Francë, gjyshërit dhe xhaxhallarët janë liruar

Evropë

​Vdekja e Emilit të vogël në Francë, gjyshërit dhe xhaxhallarët janë liruar

Më: 27 mars 2025 Në ora: 13:09
Emili

Gjyshërit dhe xhaxhallarët e Emilit, djalit dy vjeçar e gjysmë francez që humbi në vitin 2023 në Alpet Franceze dhe trupi i të cilit u gjet muaj më vonë, janë liruar nga autoritetet hetuese.

Kjo pas intervistimit të tyre gjatë qëndrimit në paraburgim, shkruan ANSA.

Një konferencë shtypi pritet në mesditë nga prokurori publik i Aix-en-Provence, i cili do të japë një përditësim mbi hetimin, përcjell KosovaPress.

Njoftimi i arrestimit kishte shpërthyer një stuhi hipotezash mbi mundësinë e përgjegjësisë së gjyshërve të cilëve fëmija iu besua nga prindërit e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat