Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy vajza në Ferizaj, meqenëse njëra prej tyre për shkak të një rasti të mëhershëm ka shantazhuar një burrë dhe ka kërkuar para nga ai.
Me vendim të prokurorit, njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, derisa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 07.12.2020 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare, pasi që njëra prej tyre për arsye të një rasti të më hershëm, ka shantazhuar viktimën mashkull shqiptar , ku nga ai ka kërkuar para. Me vendim të prokurorit, njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje ndërsa tjetra është liruar ë procedurë të rregullt”, thuhet në raport.