Arkivoli i doktorit nga Ferizaj, i cili vdiq dje nga Covid-19, u përcoll me nderime të larta nga punëtorët shëndetësor në Ferizaj.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregon punëtorët shëndetësorë të cilët hidhnin lule në veturen ku bartej arkivoli i Tashollit.
Tasholli një kohë u angazhua në mjekësinë primare të Ferizajt, specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.