Në kuadër të angazhimeve për të atoliaur qytetin, gjatë ditës së sotme kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyçi dekoron pemën e Vitit të Ri bashkë me fëmijët me nevoja të veçanta nga Qendra e Kujdesit Ditor "Pema".
Kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyçi, mbështet aktivitetin i cili ka për qëllim mbështetjen e të gjithë femijëve me nevoja të veçanta dhe përgatitjen për festat e fundvitit duke dekoruar pemën e Vitit të Ri së bashku me ta.
"Faleminderit stafit për angazhimin dhe respekt për prindërit që kushtojnë secilin moment për fëmijët e tyre dhe janë modeli më i mirë në shoqëri", theksoi Kryesuesja znj.Bytyçi me urimet më të mira për vitin 2021.
Theksojmë se kjo është hera e dytë që dekorohet pema e Viti të ri, pasi e njejta ishte djegur para dy ditësh.
Me këtë rast, qyteti i Ferizajt ka marrë pamjen e bujur në prag të festave të fundvitit.