Pamjet që po shikoni vijnë nga Ferizaj, aty ku një bombël gazi që ka shpërthyer në një restorant la pas dhjetëra të plagosur.
Siç shihet edhe në video, tymi ka mbuluar të gjithë vendin, ndërsa në sfond dëgjohen sirenat e autoambulancat.
Forca të shumta policie dhe qytetarë janë mbledhur pranë restorantit dhe dëgjohet të thonë: Sa të rinj ishin…!
Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas dhjetëra të plagosur.
Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.