Ish deputeti ka shkruar se është i hapur për të ndihmuar pas shpërthimit në qytetin e tij, Ferizaj.
Në Instagram, Labi ka bërë një postim teksa ka shkruar numrin kontaktues në rast se dikush ka nevojë për ndihmë, shkruan lajmi.net.
“Familje të nderuara, për çfarë do që keni nevojë sa i përket ndihmës nga ana jonë na lajmëroni në nr: +38349451181 behet fjalë për të lënduarit e këtij rasti që ndodhi sot. Lutemi për shpartat e të gjithëve që të shërohen sa më parë. Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi.
Ndryshe, qyteti i Ferizajt sot ka përjetuar një ditë të pazakonshme duke përjetuar një shpërthim i cili ka ndodhur dhe ka shkaktuar lëndime trupore të disa persona.