Ka ndërruar jetë pardje më 12 janar, Sabile Mustafa nëna e ushtarit dhe veteranit të UÇK-së, Mentor Mustafa, i cili ishte në zonën operative të Nerodimes, në sektorin e ndërlidhjes, ndërsa tash është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Si ushtar i dalluar, Mentor Mustafa është i njohur në të gjithë Ferizajin dhe nga të gjithë bashkëluftëtarët e zonës së Nerodimës, ku edhe sot është i zoti në FSK.
Familja Mustafa vazhdimisht kontribuoi për UÇK-në dhe kombin, ku edhe e ndjera Sabile Mustafa i priti tre ditë në shtëpi ushtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës, ku iu ofroi ngrohtesi dhe bukë sa ishte nevoja.
Kështu, Sabile Mustafa mbetet përjetësisht heroina e UÇK-së, e cila kontribuoi si një burrneshë në çështjen e kombit dhe kauzës për liri.
E ndjera u varros dje në varrezat e qytetit të Ferizajit.