Disa të rinj në Ferizaj po ankohen se qendra rinore as pas pesë vjetësh nuk po finalizohet.
Ajo u nis të ndërtohet në kohën kur Komunën e drejtonte Muharrem Svarqa dhe është projekt i komunës me Ministrinë e Kulturës.
Sipas të rinjve, po të ishte funksionale qendra do t’i ndihmonte shumë ata për organizime të ndryshme.
Nga komuna e Ferizajt, pranuan se u zvarrit projekti, por zotohen se do të përfundojë për pak muaj.