Një 50-vjeçar është goditur me një grusht në kokë në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me rastin ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se i dyshuari është identifikuar ndërsa momenti kur viktima është goditur është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
“Hetimet janë duke u zhvilluar, është marrë incizimi ku ka ndodhur rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Jashari.
Tutje, ai konfirmoi se i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo është identifkuar nga policia.
Motivet që çuan deri të ngjarja tragjike mbeten akoma të panjohura.