Vdekja e 20 vjeçares nga komuna e Ferizajt, në shpërthimin e fillimvitit në lokalin “Steak House”, ka tronditur të gjithë.
Fatime Haxhidema që kishte pësuar lëndime trupore e më pas ishte dërguar edhe në Turqi për trajtim mjekësor por se nuk kishte mundur tu përballonte plagëve.
“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”, ka shkruar Aliu.
Telegram ngushëllimi:
Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.
Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.
Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës.