Komuna e Ferizajt ndan fond për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për rastet sociale

Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndan fond për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për rastet sociale

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:04
Ferizaj

Në Kuvendin Komunal të Ferizajit, sot është votuar pro fondit që është ndarë për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka thënë se sot anëtarët e Kuvendit komunal, i kanë dhënë dritën e gjelbër duke votuar pro fondit që ka për qëllim t’i dalë në ndihmë familjeve raste sociale.

Shuma e fondit të ndarë nuk është bërë e ditur, ndërsa Aliu ka thënë se do të ndërtohen dhjetëra shtëpi për këto raste.

“Faleminderit anëtarëve të Kuvendit që sot me votën e tyre, i dhanë dritën e gjelbër fondit që kemi ndarë për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për raste sociale”, ka thënë Aliu.

Ai tha se në seancën e sotme janë marrë edhe vendimeve tjera me interes për grupe komunitare dhe gjithë qytetarët ferizajas si ajo për dhënien e tokës për ndërtimin e objektit për nevojat e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “Hendifer”.

Po ashtu, është votuar edhe për ndarjen e lokacionit për Arkivin Ndërkomunal, subvencionimin e Stacionit të Autobusëve dhe kompanive transportuese me autobusë, si dhe dritën e gjelbër drejt ecjes përpara të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat