Është vetëm 23-vjeç. E tash e 3 vite, Lendrit Beslimi nga qyteti i Ferizajt, është pjesë e Njësisë së Zjarrfikësve.
Edhe pse i ri në moshë, Lendriti e ka pasion e në qejf këtë punë.
Jeta e zjarrfikësve është pothuajse gjithmonë në rrezik, dhe lutja e Lendritit dhe ekipit të tij është interesante.
I riu tregon që ka shumë raste kur trishtohen nga ajo që shohin.
Pos kësaj, Lendriti rrëfen me emocione edhe për rastet kur ai ka shpëtuar jetë.