Sot me marshin përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981-2021”, u përkujtuan Demonstratat e 3 Prillit të vitit 1981 në Ferizaj, demonstrata të cilat ishin vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare të popullit shqiptarë që datojnë që nga Lidhja e Prizrenit.
Në këtë marsh morën pjeeë përfaqësues nga Kuvendi Komunal, të shoqatava të dala nga lufta etj.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Bytyqi-Gashi, shprehu vlerësimin se " Këto demonstrata kishin përfshirë tërë Kosovën, vazhdimësi e demonstratave studentore të 11 Marsit, e cila kulmoi me një organizim të një proteste me përmasa të mëdha, protestë e cila lëvizi themelet e Jugosllavisë së atëhershme, e që kjo ngjarje shënonte fillimin e fundit të okupimit të trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi, ngjarje që ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar.".Duke u ndalur tek demostratat e 1981 kryesuesja Gashi-Bytyqi theksojë fuqinë e të rinjve si burim frymëzimi që" në këtë demonstratë të fuqishme krahas nxënësve, studentëve u bashkangjiten edhe punetorët, dhe në përleshje me forcat policore jugosllave ranë heroikisht dëshmorët, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu. Poashtu, pas një viti edhe dëshmori Afrim Abazi, nxënës i shkollës së mesme teknike u vra barbarisht, duke e hedhur nga kati i pestë i ndërtesës së shërbimit policor të atëhershëm jugosllav.

Këto ngjarje ishin vazhdimësi e lëvizjeve për çlirim dhe vazhduan deri tek themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u rreshtuan shumë të rinj e të reja, për t'i dhënë fund robërimit, deri në çlirimin e vendit tonë ku shumë prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë".
Sot me marshin përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981-2021”, përkujtojmë Demonstratat e 3 Prillit të vitit 1981 në Ferizaj, demonstrata të cilat ishin vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare të popullit shqiptarë që datojnë që nga Lidhja e Prizrenit.
Këto demonstrata kishin përfshirë tërë Kosovën, vazhdimësi e demonstratave studentore të 11 Marsit, e cila kulmoi me një organizim të një proteste me përmasa të mëdha, protestë e cila lëvizi themelet e Jugosllavisë së atëhershme, e që kjo ngjarje shënonte fillimin e fundit të okupimit të trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi, ngjarje që ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar.
Në këtë demonstratë të fuqishme krahas nxënësve, studentëve u bashkangjiten edhe punetorët, dhe në përleshje me forcat policore jugosllave ranë heroikisht dëshmorët, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu. Poashtu, pas një viti edhe dëshmori Afrim Abazi, nxënës i shkollës së mesme teknike u vra barbarisht, duke e hedhur nga kati i pestë i ndërtesës së shërbimit policor të atëhershëm jugosllav.
Këto ngjarje ishin vazhdimësi e lëvizjeve për çlirim dhe vazhduan deri tek themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u rreshtuan shumë të rinj e të reja, për t'i dhënë fund robërimit, deri në çlirimin e vendit tonë ku shumë prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë.
Jeta dhe vepra e Rizah Matoshit, Afrim Abazit dhe Sherif Frangut dhe e gjithë dëshmorëve është heroike dhe meriton një nderim të përjetshëm sepse ata dhanë gjënë më të shtrenjtë e cila nuk matet me asgjë, dhanë jetën. Mungesa e tyre fizike krijon zbrazëtirë, mirëpo lavdi i madh i tyre është gjithmonë me ne" Në fund të fjalës së saj, Kristina Gashi Bytyçi shprehu mirënjohjen deëshmorët të cilët " nuk i harrojmë Dëshmorët e Kombit dhe përkulemi para tyre!
Institucionet me punën e tyre të ndershme dhe arsimimi e edukimi i brezave të rinjë është një motiv më shumë që amaneti i tyre dalëngadalë të jetësohet.
Gjaku dhe vepra e tyre sublime u bë udhërrëfyes për gjeneratën e shtetndërtimit.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve e Martirëve të të gjitha kohërave të kombit tonë".
Ky marsh përkujtimor thkesoi nevojën që ngjarjr të tilla mos të harrohen, meqense janë gurthemel i shtetit që sot e gëzojmë.