Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura.
Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë (110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur, në stacionin e policisë”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj.