Edhe përkundër temperaturave të larta, qytetarë të paktë shihen rrugëve të fshatrave e qytetit të Ferizaj një vit më parë.
Kjo komunë para një viti ishte ranguar e dyta për nga numri i të infektuarëve nga Koronavirus.
Edhe kjo komunë ashtu edhe si komunat tjera ishte e boshatisur dhe izoluar.
Aty punonin vetëm tregtoret ushqimore, furrat, barnatoret, pikat e karburanteve e disa biznese tjera.
Po ashtu, punonin edhe një pjesë e institucioneve komunale e qendrore dhe shërbimet emergjente.
Nga mëngjesi deri në mesditë shihen vetëm mjete transportuese.
Për të shkuar në Komunën e Ferizajt duhet kaluar nëpër disa pika kontrolli policie e të cilat nuk lejonin lëvizjet pa arsye nga njëra anë në tjetrën.
Edhe autostrada Kosovë-Maqedoni "Arbër Xhaferi" lidhja për Ferizaj ishte e boshatisur, aty shiheshin vetëm maune e pak vetura.
Pra, qytetarët e kësaj komune po i përmbaheshin masava institucionale duke shpresuar në ditë më të mira.