Kryetari Aliu i ofron mbështetje të parezervë policisë së Ferizajt

Ferizaj

Kryetari Aliu i ofron mbështetje të parezervë policisë së Ferizajt

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:22
Pamje nga takimi

Sot, stafi i Drejtorisë Rajonale i Policisë në Ferizaj ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku temë diskutimi, veç tjerash, ishte dukuria e dhunës në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të tij të parezervë, në mbështetje të aktiviteteve të përbashkëta me policinë.

Njëherit, policia ka nisur të mbajë ligjerata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjeratave, synon të ngritë vetëdijën tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë.

Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurtë aty ku jetojnë dhe veprojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat