Mbrëmjen e kësaj të enjte pritet të bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë, në qendrën e qytetit të Ferizajt.
Kjo ndryshe njihej edhe me emrin simbolik ‘’Bashkimi i Qytetit’’.
Projekti i tillë ishte prezantuar për herë të parë më 2018-ën, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Prezantimi ishte bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve por edhe inxhinierëve.
”Bashkimi i qytetit” ishte një nga premtimet kryesore të Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.