Projekti infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj është përuruar sot, përveç nënkalimit për automjete e këmbësorë ka brenda edhe parkingun nëntokësor me 200 vende
“Sot, u hap për qarkullim nënkalimi për automjete dhe këmbësorë, një vepër kapitale e infrastrukturës rrugore, projekt që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe ndërtimit, punuar me standarte e përkushtim deri në detajin e fundit për qytetarët e Ferizajt”, thuhet në njoftim.
“Punët e kryera në nënkalimin që lidh dy pjesët e qytetit të ndara nga hekurudha tregojnë guximin politik, vizionin e kryetarit Agim Aliu për të ndërmarr projekte të tilla madhore që transformojnë qytetitn”, thuhet tutje aty.
Pamjet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/08/auto_211977339_2528604467283793_2233017786412478922_n1625778252.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/08/auto_bashkimi-i-qytetit-850x6381625778253.jpg)