Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Valon Ramadanit për kryetar të saj në Ferizaj.
“Në përputhje me statutin, me shumicë votash u zgjodh kandidat për kryetar të Ferizajt, kryetari i Qendrës dhe deputeti Valon Ramadani, e poashtu u zgjodhën 20 kandidatë të propozuar nga struktura”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Njoftimi i plotë:
VALON RAMADANI ZGJEDHET KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË FERIZAJT
Të nderuar qytetarë të Ferizajt, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju njoftojmë se në mbledhjen e Këshillit të Qendrës të mbajtur sot gjatë ditës, delegatët e të gjitha fshatrave e zonave të qytetit votuan kandidatin për kryetar komune si dhe kandidatët për asamble nga rradhët tona.
Në përputhje me statutin, me shumicë votash u zgjodh kandidat për kryetar të Ferizajt, kryetari i Qendrës dhe deputeti Valon Ramadani, e poashtu u zgjodhën 20 kandidatë të propozuar nga struktura.
Në fillim të javës do të bëhet publike lista e plotë e kandidatëve për asamble.
Na priftë e mbara!
#17tetor
#VETËVENDOSJEPërKOMUNËN!