Sërish janë paraqitur parregullsi në qendrën e vaksinimit antiCOVID-19 në Ferizaj.
Disa qytetarë kanë bërë të ditur për media se përveç numrit të madh të qytetarëve, problem ishte edhe menaxhimi i radhëve, pasi ‘vërehej se shumë hynin edhe me të njohshëm’.
“Nuk ishte problem numri i madh i qytetarëve, se presim, por problem se hynin plotë me të njohshëm, edhe stafi u merrke vesh mes veti me i shti me të njofshëm”, u shpreh njëri ndër ta.
Ndryshe, edhe një ditë më parë u paraqitën parregullsi në këtë qendër.
Po dje, në adresë të Telegrafi disa qytetarë kanë dërguar fotografi e video nga kjo qendër, ku shihej numër i madh duke pritur për t’u vaksinuar.