Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e kanë arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në komunën e Ferizajt.
Sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore, është arrestuar zyrtari me incialet B.Xh, viti i lindjes 1967.
Ai dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qenë i njëjti i regjistruar në librin amzë.
Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari dyshohet se ka kryer dy vepra penale: Ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
Pas intervistimit atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.