Drejtori Rajonal i Policisë , Nënkoloneli Basri Shabani me stafin e lartë të tij , bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për rajonin e Ferizajt, në kujtim të veprës, sakrificës sublime, fisnikërisë e atdhedashurisë të më të ndriturve, Dëshmorëve të Kombit.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit e të rënëve për liri!
Respekt për familjet Dëshmorëve të Kombit!
Respekt për invalidët dhe veteranët e luftës!
