Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, gjatë ditës së sotme është takuar me vajzat dhe gratë e këtij qyteti.
Nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj deklarojnë se fitorja e tyre është e domosdoshme në këtë qytet.
“Fitorja e Lëvizjes edhe në nivelin lokal, është jo vetëm e nevojshme, por urgjente dhe e domosdoshme, ngase ndërmarrja e veprimeve e masave në drejtim të krijimit të një ambienti ku të gjithë trajtohen si të barabartë, e askush nuk diskriminohet është jetike për një shoqëri demokratike!”, thuhet në njoftim.