Pas përfundimit të fushatës zgjedhore, përfaqësues të ndryshme të politikës kanë bërë thirrje për dalje në zgjedhje. Kështu, edhe në Ferizaj, përfaqësues të politikës iu janë drejtuar qytetarëve për të inkurajuar dalën në zgjedhje, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre.
Kryesuesja e kuvendit komunal në Ferizaj, Kristina Gashi Bytyçi, iu është drejtuar qytetarëve të Ferizajt me këtë mesazh:
Të nderuar qytetarë të komunës së Ferizajt,
Tani jemi në prag të ditës së votimit për zgjedhjet lokale dhe zgjedhja e kandidatit të merituar për të udhëhequr qeverisjen komunale që është më se e nevojshme. Qeverisja lokale ndikon direkt në nevojat elementare publike të cilat janë të prekshme nga të gjithë qytetarët e komunës pa dallime. Andaj, të dielën të dalim të gjithë për të votuar kandidatin për kryetar komune i cili i njeh më së miri kërkesat dhe prioritetet dhe zgjidhni kandidatin që do të ju përfaqësoj më së miri në Kuvendin e Komunës! Suksese për të gjithë!
Të gjithë politikanët në adresimet e tyre kanë pothuajse të njëjtën thirrje, daljen ne zgjedhje, si e vetmja mënyrë për të dërguar zërin e tyre aty ku ata dëshirojnë.