“Jeronim de Rada” është shkolla me një ndër numrin më të madh të votuesve në komunën e Ferizajt.
Drejtoresha Servete Hajrullahu, drejtoresha e shkollës dhe po ashtu menaxhere e njërit nga katër vendvotimet, tregoi se në këtë shkollë kanë të drejtë vote 3483 votues.
Qendrat e votimit janë hapur në ora shtatë.
Raportohet se nuk ka pasur ndonjë vonesë të materialit të ndjeshëm.