Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK Sibel Halimi ka votuar në orët e para të mëngjesit në shkollën" Zenel Hajdini".Pas votimit zonja Halimit ka bërë deklaratë në rrjetet sociale duke e quajtur ditën e sotme si " festë" ku edhe fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e saj
Ky është statusi i Sibel Halimit:
"Mirëmëngjesi Ferizaj!
Sot Kosova ka festë, ju ftoj të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e festës, përmes shfrytëzimit të së drejtës për votë.
Faleminderit për gjithë mbështetjen që ma keni dhënë gjatë këtyre muajve.
Me dashuri Sibeli" , përfundon deklaratën Halimi, e cila ka votuar së bashku me bashkëshortin e saj.