Edhe kandidati për kryetar të Ferizaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani paradite ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij Mirjetën.
Në një deklaratë, pas votimit, në statusin e tij në Facebook, z.Ramadani ndër të tjera fton të gjithë për pjesëmarrje.
"Bashkë me Mirjetën shkuam të votojmë.
Pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës.
Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve, sepse pa votë nuk ka demokraci", thekson ndër të tjera Valon Ramadani.
