Sipas rezultateve të deri tanishme të KQZ, deri tani në Ferizaj janë numëruar 1.841/111.990 (64,15%) me Agim Aliun që vazhdon të merr fitoren më të madhe që PDK ka marr ndonjëherë në Ferizaj.
Konkretisht AGIM ALIU prin me 63.23 % të votave, ndjekur nga VALON RAMADANI nga LVV me gjithsej 24.99 % të votave, pas tyre renditet kandidatja e LDK, SIBEL HALIMI që ka marr deri tani 9.28 %.
Fare në fund është kandidati i AAK, ARBEN HALILI që ka marr deri tani 2.50 % të votave.
Këtë rezultat duket se nuk e ka pritur as vet Agim Aliu. Megjithëse ende vota për të numëruar, duket se shanset që të kontestohet fitorja e z. Aliu janë zero.