Zgjedhjet e 17 tetorit treguan në Ferizaj se si një kandidate profesioniste, guximtare për ndryshime rrënjësore, mund të humb garën. Humbja nuk ishte për të metat e kandidates së LDK-së, por për komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.
Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhti shumë kohë para zgjedhjeve.
Ka qenë dështim i nivelit qendror të partisë që nuk ka arritur të spastrojë degën e saj ne Ferizaj.
Rikthimi dhe fuqizimi i LDK-së në Ferizaj mund të arrihet vetëm me Sibelin në krye të degës dhe me largimin e personave të cilët de jure janë anëtarë të LDK-së, ndërsa de facto angazhohen publikisht dhe fshehurazi për subjektet tjera kundërshtare.
Autori - anëtar i LDK në Ferizaj