Kryesuesja e deritashme e kuvendit komunal të Ferizaj, zonja Kristina Gashi Bytyçi, përmes një konference për media ka paraqitur përmbledhjen e punës për katër vite qeverisje me qëllim informimin e drejtë nga institucioni karshi qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe grupeve tjera të interesit, për funksionimin e Kuvendit të Komunës konform mandatit të përcaktuar ligjor. Kryesuesja Gashi Bytyçi shprehu përshkushtimin e saj se "për këto katër vite në udhëheqjen time në Kuvend të Komunës jam munduar që të kemi katër vite transparencë në punë e mbi të gjitha ndershmëri dhe ja dolëm." Nuk harroi të falenderoj eshe partitë e ndryshme të cilat "pa lëshime të seancave, edhe pse ishin përfaqësues të partive të ndryshme politike, qëndruan korrekt për atë që ishin të përzgjedhur."
Kryesuaja njoftoi ndër të tjera "Kuvendi i Komunës së Ferizajt për këto katër vite ka miratuar 282 vendime prej tyre 13 rregullore, 3 Statute, 3 Strategji dhe Plane të Veprimit.
Vendimet të cilat janë miratuar në Kuvend të Komunës, çdo herë kanë pas për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duke i perkrahur si në aspektin e projekteve madhore që kanë lënë gjurmë në historinë e Ferizajt, ashtu edhe në atë të mbështetjes financiare duke krijuar lehtësira për kategoritë e veçanta, e gjithashtu për menagjimin e pandemisë së Covid 19."Duke vazhdur të radhiste vendimet kryesore gjatë mandatit katër vjeqar e të cilat janë:
-Vendimi për Ndarjen e parcelës për Spitalin Rajonal,
-Vendimi për Ndarjen e parcelës për Varrezat e Qytetit,
-Vendimi për Emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike,
-Vendimi për Themelimin e Muzeut të Kujtesës, e shumë të tjera!
Poashtu, miratimi i Deklaratës për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuvend të Komunës së Ferizajt, është gjurma më e fuqishme dhe na kujton sakrificat e panumërta dhe gjakun e derdhur për Liri.".
Për fund kryesuesja Gashi Bytyçi tha se "Ndihem e nderuar dhe e priviligjuar që kryesova Kuvendin e Komunës këto katër vite!
Shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë nder për mua". Me kaq e mbylli fjalën e saj kryesuja e dèitashme e kuvendit komunal Kristina Gashi Bytyçi. Kujtojmë se zonja Gashi Bytyçi ka qene gjithnjë e gasthme për bashkëpunim me gazetën "Bota Sot" për të cilën gjë e falenderojmë.