KQZ sot publikoj rezultatet përfundimtare për Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit 2021 për Kuvendin e Komunës të Ferizajt.
Njoftimi i AAK-së:
AAK dega në Ferizaj do të përfaqësohet me 4 anëtarë në Kuvendin e Komunës, andaj falenderim dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët të cilët kanë besuar në programin dhe vizionin e AAK-së.

Besojmë fuqishëm që përfaqësuesit tonë do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të ketë një përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e re të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.