Të premten, kryetari i rizgjedhur i Ferizajt Agim Aliu, ka prezantuar kabinetin e tij për të udhëhequr në katër vjetët e ardhshme me komunën.
Por, nga 11 drejtori vetëm dy iu besuan të udhëhiqen nga gratë.
Kjo nga kabineti i kryetarit Aliu u theksua se nuk u bë me qëllim dhe që ishte vullnet i kryetarit për të emëruar sa më shumë gra. Por, të njëjtat kanë hezituar mbase për kushte më të mira në sektorin privat.
Mirëpo, kjo qasje po kritikohet nga shoqëria civile dhe opozita që thonë se Ferizaj ka shumë gra që meritojnë të marrin pozita udhëheqëse.