Çuditë në Kosovë! Një asfalt i shtruar para katër ditëve në rrugën “Rexhep Mala” në Ferizaj, ndodhet në këtë gjendje! Çudi apo jo!
Fotografitë e publikuara nga Muhamet Avdyli, tregojnë gjendjen e rrugës! Fotografitë flasin më së miri!
“Kjo rrugë apo ky asfalt është shtruar në rrugën ‘Rexhep Mala’ në Ferizaj vetëm para 4 ditë.

Ky është kualiteti i punëve që bën kompania Rahovica e mbikëqyrur nga komuna e Ferizajt, kjo është paraja e tatimpaguesve të Ferizajt, kjo është qeverisja e 'mirë' e Ferizajt.

Këtu praktikisht është hedhur asfalti mbi baltë nga se tani, balta ka dalur mbi asfalt.

Jo vetëm që kjo është turpi për punëtorët që kanë punuar aty, makineritë, menaxhmentin e kompanisë, komunën por shprehur në stilin popullor është haram, prandaj kryetar do të ishte mirë që në fb tendin të nxjerrësh edhe aspekte të kësaj pune sepse të bën mirë.

Ata të cilët lavdërojnë vetën nuk lavdërohen nga askush është një thënie popullore”, ka shkruar Abdyli në profilin e tij në facebook.