Qytetari nga Ferizaj e gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro dhe e dorëzon në polici

Ferizaj

Qytetari nga Ferizaj e gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro dhe e dorëzon në polici

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Të dielën në Ferizaj një qytetar e ka gjetur një kuletë me para dhe dokumentet të cilat i kishin humbur personit me inicialet M.S.

Në kuletë kishte 1 mijë e 850 euro, letërnjoftimi dhe patentë-shoferi i Kosovës.

Ai e ka dorëzuar në Stacionin Policor në Ferizaj.

“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”.

Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së . Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agron Bakolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat