Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor kundër të pandehurës Q.B. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasja në tentativë”.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, “se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë”, njofton gjykata.
Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Kjo masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.