Drejtori i komunës së Ferizajt për Bujqësi dhe Pylltari, Burim Bajrami, i pyetur lidhur me çështjen e qenve endacakë, pasi në këtë komunë Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, në krye me Elza Ramadanin, akuzon për zhdukje të 1 mijë e 300 qenve.
Akuzat e Ramadanit për drejtorinë si jotransparente dhe dyshuese për bashkëpunim me veterinarin Agron Pajaziti lidhur me akuzat e zhdukjes së qenve që janë trajtuar, Burim Bajrami i cilëson si shpifje dhe të pabaza.
Sipas tij, ato nuk qëndrojnë dhe nuk i ka publikuar akoma të dhënat për këtë trajtim sepse ende nuk është shpallur i mbyllur projekti që pritet të përfundojë në muajin prill.
Gjithashtu protestat që do të bëhen para komunës, të paralajmëruara nga kjo shoqatë, më 24 shkurt, ai thotë se i respekton si liri e garantuar.