Klubi i Ferizajt ka siguruar sot plasmanin në Superligën e Kosovës si kampion i Ligës së Parë në Grupin B.
Ferizajasit kanë siguruar titullin e kampionit në Grupin B tre ndeshje pa përfunduar sezoni i rregullt, dhe tani pas sigurimit të biletës drejt Superligës, ka reaguar edhe kryetari i klubit Lulzim Abazi.
Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Abazi uroi klubin e tij dhe tifozët për plasmanin në Superligën e Kosovës.
Më poshtë mund ta gjeni urimin e tij në Facebook.