Në vazhdën e vizitave në komunat e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, në Ferizaj bashkëbisedoi me banorët e kësaj komune për buxhetin e vitit 2023.
“Rritje e zhvillim ekonomik pritet me buxhetin e vitit 2023, i cili është më i larti e më gjithëpërfshirësi ndonjëherë. Projektbuxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro. Pra është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022”, tha Kurti.
“Në përputhje me Programin Qeverisës 2021-2025, me buxhetin e vitit 2023 do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Në kuadër të buxhetit parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro. Kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik”, u shpreh Kurti.
Kurti, mes tjerash, qytetarëve u tha se për Ferizaj buxheti i planifikuar është mbi 38 milionë euro.
“Buxheti i planifikuar për vitin 2023 është mbi 38 milionë euro. Ndërsa buxheti që i dedikohet qeverisjes lokale dhe komunave planifikohet të rritet për rreth 100 milionë euro, nga 560 që ishte në vitin 2022 në 660 milionë euro për vitin 2023”.