Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është takuar sot me Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë.
Aliu përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn, që sipas tij është një nga aktivitetet qendrore të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt.
Njoftimi i plotë:
Për të diskutuar për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn, si një nga aktivitetet qendrore të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, prita sot, Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë, për t’i dhënë mbështetjen e pakursyer në punën e tyre shkencore, në këtë bazë dokumentare që do t’i mbetet trashëgimi brezave të ferizajasve.