E keqpërdori detyrën zyrtare, ndalohet për 48 orë punëtori i Komunës së Ferizajt

Ferizaj

E keqpërdori detyrën zyrtare, ndalohet për 48 orë punëtori i Komunës së Ferizajt

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person për 48 orë  i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

I dyshuari ishte zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajit.

“Sipas informatave të para, dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat